Autotech
Google planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në Poloni
Google planifikon të investojë rreth dy miliardë euro në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet cloud [ruajtja e të dhënave dhe ndërtimi i aplikacioneve online].
Ky vendim ka ardhur pas asaj që Micirosoft e kishe paralajmëruar në fillim të vitit.
“I ashtuquajturi ‘rajoni Google Cloud’ në Varshavë është investimi më i madh në infrastrukturën cloud në Poloni”, tha drejtoresha e Google Cloud në Poloni dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, Magdalena Dziewguc.
Ajo nuk ka dhënë një shifër të saktë për investimin, por tha se investimi financiar i Google për projektin pritet të jetë midis 1.5 dhe 2 miliardë euro dhe se pritet që qendra e të dhënave të fillojë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu edhe Microsoft, në muajin maj kishte njoftuar se do të investonte 1 miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











