Futboll
Gola nga Ramadani, Daku, Muçi, derisa Mitaj shpallet kampion në Arabi
Kampionatet evropiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë
Forma e lojtarëve kuqezi është shumë pozitive. Mbrëmjen e djeshme, Ylber Ramadani ishte heroi i Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi një eurogol ndaj Torinos dhe i dha skuadrës fitoren 1-0. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes në fund të takimit. Ky rezultat mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë, kur mbetet edhe një ndeshje nga fundi i sezonit, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Në Rusi, Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Khimki-t, humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këto realizime, ai arrin në kuotën e 14-të golave dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit rus.
Ernest Muçi la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë vendimtar për Besiktas. I aktivizuar në pjesën e dytë, ai asistoi te goli i barazimit 1-1 në fushën e Alanyasporit, duke i shërbyer saktë Rafa Silvës në minutën e 71-të.
Mario Mitaj kurorëzoi një sezon të shkëlqyer, pasi fitoi titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Mbrojtësi ishte titullar në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Al Raed në javën e fundit.
Këtë fundjavë ishin titullarë gjithashtu Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











