Maqedonia
Gjysma e popullsisë në Maqedoni jeton në Shkup
Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë
Rreth 27% e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën.
Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të një shteti apo rajoni.
Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në 2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, raporton ‘monitor’.
Sipas hartës, Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, përcjell albinfo.ch.
Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh të popullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.
Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane.
Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














