Tematike
Gjykohet kosovari për tentim vrasje të të bijës
Një gjykatë më e ulët e kishte dënuar atë me 6 vjet burg por prokuroria është ankuar dhe kërkon 13 vjet burg
Sot është paraqitur para Gjykatës së lartë të Cyrihut kosovari Ramiz N. i cili akuzohet për tentimn vrasjeje të të bijës dhe për keqtrajtim të anëtarëve tjerë të familjes.
Sipas aktakuzës, Ramizi 46 vjeçar për vite të tëra ka terrorizuar pesë fëmijët e tij dhe gruan, ndërsa vajzën e tij të madhe M (28 vjeçe) ka tentuar edhe ta mbysë.
Gjykata e Qarkut e Dielsdorfit e pati dënuar atë në qershorin e vitit të kaluar me 6 vjet burg. Por prokuroria, e pakënaqur me vendimin e kishte kaluar lëndën në një shkallë më të lartë. Ajo kërkon 13 vjet burg për Ramizin, i cili, sipas gjykimit paraprak, pas gjashtë muajsh mund të shpallej i lirë (pas faljes së një të tretës së dënimit, që është e zakonshme në Zvicër).
Në shpalosjen e aktakuzës që u bë sot, u tha se i akuzuari në gusht të vitit 2005 ka provuar ta varte të bijën. Ai së pari e kishte rrahur atë me një shkop druri dhe pastaj ia kishte lidhur rreth qafës një litar të trashë dhe e kishte varur të bijën në një objekt të lartë. Vetëm pasi që e bija kishte humnbur vetëdijen, Ramizi e lëshoi atë poshtë. Motivi i këtij akti dhune ishte se e bija e akuzonte atë se ai kishte një të dashur në Kosovë.
Gjatë ditës së parë të procesit gjyqësor, Ramiz N. ka lëne pershtypje të njeriut të qetë, ndërkohë që ka kundëreshtuar të gjitha pikat e akuzës. Ai ka pranuar vetëm se i ka rrahur ndonjëherë fëmijët por vetëm për shkakun se nuk shkonin mirë e mësime. Dhe më së shumti çfarë u ka bërë atyre ka qenë “ndonjë flakaresh dhe ndonjë goditje me rryp”.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














