Lajme
Shpallen të pafajshëm babai dhe 4 djemtë e akuzuar për dhunë ndaj grave
Për mungesë provash, gjykata ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim
Gjykata e Qarkut në Moutier (BE) ka shpallur mbrëmë vendimet në procesin kundër familjes shqiptare nga Kosova Lindore, transmeton albinfo.ch. Përveç për disa shkelje të ligjit për të huajt dhe një rasti seksi me të mitur, gjykata nuk ka shpallur asnjë dënim. Për mungesë provash, ajo ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim.
Babai dënohet me 150 ditë burgim me kusht me periudhën e provës për katër vjet. Njëri prej djemve të tij është dënuar me kusht 120 ditë me një periudhë prove prej tre vjetësh, ndërsa një tjetër djalë gjobitet me 100 tarifa ditore për kërcënime dhe fyerje, shkruan 20minuten.ch.
Gjyqtari thotë se ka mbetur i shokuar nga sjellja e kësaj familjeje, por pothuajse asgjë nga këto to nuk ka relevancë kriminale, transmeton albinfo.ch. Mes të tjerash, mesazhet dhe telefonatat në Whatsapp të listuara nga prokuroria në të cilat gratë ankohen, nuk janë të mjaftueshme si dëshmi e krimeve të rënda.
Ka pasur edhe mospërputhje dhe kontradikta në deklaratat e bëra nga paditëset. Edhe nëse ndoshta kanë ndodhur shumë gjëra, provat nuk janë të mjaftueshme. Përveç kësaj, nuk ishte gjithmonë e qartë nëse disa akuza bazoheshin në fantazi apo gënjeshtra.
Prokurori kishte kërkuar dy vjet burg dhe pesë vjet dëbim nga Zvicra për babain. Ai ka kërkuar dënime me burgim me kusht nga 60 ditë deri në tetë muaj për djemtë.
Duhet theksuar se prokurori, qysh gjatë gjykimit kishte hequr dorë nga akuzat më të rënda si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimet seksuale, shkruan srf.ch. Ai nuk mund të qëndronte më pas aktakuzës së tij, në të cilën u kishte dhënë hapësirë të madhe akuzave tërënda të bëra nga gratë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













