Lajme
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat e Gjenevës
Gjykata Kushtetuese e Gjenevës ka pezulluar përkohësisht zbatimin e ligjit që ndalonte përdorimin e kostumeve të gjata të notit, përfshirë burkinit, në pishinat publike të kantonit.
Vendimi u mor pas një ankese të paraqitur nga organizata Koordinimi për Not Gjithëpërfshirës, e cila argumentoi se ndalimi cenon lirinë fetare, të drejtën për zgjedhje personale, si dhe diskriminon personat që përdorin veshje mbuluese për arsye shëndetësore ose modestie.
Ligji kishte hyrë në fuqi më 30 maj dhe parashikonte që në pishinat publike të lejoheshin vetëm kostumet njëpjesëshe ose dypjesëshe që nuk mbulojnë krahët dhe nuk shtrihen poshtë gjunjëve. Edhe pse synonte ndalimin e burkinit, ai përfshinte edhe veshjet mbrojtëse kundër rrezeve UV.
Gjykata vlerësoi se zbatimi i menjëhershëm i ligjit mund të shkaktonte dëme të vështira për t’u riparuar, sidomos gjatë sezonit veror, kur pishinat publike kanë rëndësi të madhe për rekreacion dhe socializim.
Pezullimi mbetet në fuqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës mbi ligjshmërinë e ndalimit. Ndërkohë, ligji është kundërshtuar edhe nga pesë komuna të Gjenevës, të cilat e konsiderojnë atë cenim të autonomisë së tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











