Lajme
Gjykata Federale vërteton dënimin e trajnerit nga Maqedonia për veprime seksuale me 12 vjeçaren
Vendimi mbetet: burgim me kusht prej dhjetë muajsh, ndalim të përjetshëm të punës me të mitur dhe gjashtë vjet dëbim nga vendi
Gjykata më e lartë e vendit, ajo Federale me seli në Lozanë ka rrëzuar denoncimin e një 30-vjeçari. Ai dëbohet nga vendi për veprime seksuale me një vajzë 12-vjeçare.
Një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut akuzohej se si ndihmës trajner në një kurs sportiv shkollor në Winterthur ka bërë veprime të ulëta seksuale ndaj një nxënëseje, transmeton albinfo.ch. Gjatë një ushtrimi të shtendosjes, ai kishte qëndruar prapa 12-vjeçares dhe kishte fërkuar organin e tij seksual në të pasmet e saj, sipas aktakuzës. Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 2020.
Pas Gjykatës së Qarkut të Winterthurit, edhe Gjykata e Lartë (Kantonale) e Cyrihut e kishte shpallur fajtor 30 vjeçarin për akte seksuale me një fëmijë, shkruan gazeta Der Landbote.
I akuzuari ka humbur në të gjitha pikat e ankesës
Gjykata Supreme Federale tani ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët dhe ka hedhur poshtë ankesën e shtetasit të Maqedonisë së Veriut. Pra, vendimi mbetet: burgim me kusht prej dhjetë muajsh, ndalim të përjetshëm të punës me të mitur dhe gjashtë vjet dëbim nga vendi.
I akuzuari ka humbur me këtë rast në të gjitha pikat e ankesës. Ai ka kërkuar më kot që të mos përdoren si dëshmi të besuseshme deklaratat e vajzës, transmeton albinfo.ch. Kjo pasi ajo mbante maskë gjatë marrjes në pyetje për shkak të Koronës dhe ai nuk i kishte parë fytyrën dhe shprehjet e fytyrës. Kështu ai nuk mund të gjykonte nëse deklaratat e vajzës janë të besueshme ose jo.
Por Gjykata Federale ka ndjekur qëndrimin e Gjykatës Kantonale, sipas së cilës shprehjet e fytyrës dhe gjestet e vajzës ishin të dukshme, pavarësisht maskës. Për të mbrojtur fëmijët që dyshohet se janë viktima të dhunës seksuale, madje do të ishte e lejueshme tmbrojtja e tillë nga personi i akuzuar, thotë Gjykata Supreme Federale. Kjo nuk do të cenonte të drejtën e të akuzuarit për ballafaqim.
Gjykata Federale nuk gjen veprim arbitrar të gjykatave më të ulëta
Gjykata e Lartë (kantonale) ka vlerësuar saktë deklaratat e viktimës dhe të akuzuarit, sipas pikëpamjes së Gjykatës Supreme Federale. Prandaj, vlerësohet se 12-vjeçarja ka përshkruar në detaje veprimet e ndihmës trajnerit pa i dramatizuar ato, përcjell albinfo.ch. Deklaratat e të akuzuarit, nga ana tjetër, janë “tërësisht të pabesueshme”.
Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i ka vlerësuar provat në mënyrë arbitrare. Dhe nuk ka shkelur parimin “Në rast dyshimi, për të akuzuarin”, siç ka pretenduar avokati i të pandehurit.
Kështu është konfirmuar akuza për akte seksuale me një fëmijë.
Meqenëse ky është një akt që bën pjesë në të ashtuquajturin “katalog” (që cakton veprat penale për të cilat shqiptohet dëbim nga vendi), bashkë me dënimin duhet të urdhërohet edhe dëbimi i të dënuarit nga vendi. As kundër kësaj pike nuk ka pasur sukses ndihmëstrajneri me ankesën e tij në Gjykatën e Lartë Federale.
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak













