Kosova
Gjykata e Belgjikës konfirmon fajësinë për vrasjen e Enver Hadrit, mbetet dënimi i përjetshëm

Nga juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës është konfirmuar fajësia e vrasësit të aktivistit shqiptar në Belgjikë Enver Hadri.
Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, që është zhvilluar pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit.
Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit: Spasiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi.
Shteti serb refuzon ekstradimin e tyre. Kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Bozhidar Spasiq madje u paraqit në disa mediume serbe.
Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.
Edhe gjykata belge ka konstatuar se vrasja e tij ishte porositur nga shërbimi sekret jugosllav, ndërsa është ekzekutuar nga kriminelët me ndihmë logjistike nga Beogradi. Gjatë rigjykimit që nisi më 9 janar, janë dëgjuar edhe një numër dëshmitarësh, si përfaqësues të emigratës kosovare ashtu edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë elaboruar kontekstin gjeopolitik dhe mënyrën se si kanë funksionuar shërbimet sekrete gjatë të 90-ave.
Vajza e Enver Hadrit, Teuta, në një prononcim për RTK ka thënë gjatë procesit janë dëshmuar lidhjet e mes shërbimeve sekrete serbe e jugosllave dhe rrjetit kriminel të Beogradit në atë kohë.
“Ata që kanë organizuar vrasjen e babait tim, me dokumentet e shtetit të tyre, janë shpallur fajtorë”, ka deklaruar Teuta Hadri.
“Kjo nuk është vetëm fitore e familjes sonë. Kjo është fitore për të gjithë aktivistët e asaj kohe, sepse është zbardhur e vërteta se për çfarë kanë kaluar emigrantët duke luftuar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe për lirinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë”, ka shtuar Teuta Hadri.
Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që e ka ofruar qeveria e Kosovës për familjen, por edhe për procesin.
Juria 12 anëtarshe të martën në mbrëmje konfirmoi vetëm fajësinë, ndërsa të mërkurën pritet që të vendoset edhe për kohëzgjatjen e dënimit.
Familja Hadri shpreson se dënimi do të jetë i njëjtë sikur ai i vitit 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm.
E-Diaspora
-
Itali: Atmosferë festive në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Ambasada e Kosovës në Itali shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një pritje...
-
5.5 vjet burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani shënon 17-vjetorin e Pavarësisë
-
“Paco”, një tetovar që krijon artin e tij në alpet zvicerane
Jeta në Austri
-
A mund të paguajnë ligjërisht restorantet austriake shtesë për pagesat me kartë? Shumë biznese austriake preferojnë pagesat me para në dorë, por a mund të paguajnë ligjërisht shtesë...
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizon mbrëmje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Çfarë ndikimi do të ketë sulmi terrorist i Villach në Austri?
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët