Kosova
Gjuha shqipe futet zyrtarisht në kurrikulën e këtij universiteti prestigjioz
Gjuha shqipe do të mësohet edhe në universitetin e Pensilvenias
Bëhet e ditur se nga Semestri i Pranverës 2024, Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsylvania), një nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në botë, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka dhënë vajza shqiptare Ballina Prishtina, e cila ka luajtur një rol të dorës së parë në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit.
“Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook.
Ballina, e cila u diplomua nga ky universitet në muajin maj të këtij viti, shkruan se “gjuha jonë mbijetoi mrekullisht qindra viteve nën pushtim të huaj. Unë doja që ta shuhja të gjallë e për shumë vite të tjera, të dokumentuar në arkivat historikë të Universitetit tonë, si një gjuhë që këmbëngul në një komb të qëndresës”.
Kursi “Shqipja Elementare” (Elementary Albanian), niveli fillestar i gjuhës do të ofrohet në Departamentin e Gjuhëve për çdo student të interesuar. Ndonëse është vetëm një hyrje në gjuhën shqipe, kursi mund të shërbejë si një hapje dyersh për studentët që do të donin të dinin më shumë për gjuhën dhe historinë tonë, shpjegon Ballina. “… do të shërbejë edhe si një mjet për brezin e parë, të dytë e madje edhe të tretë të shqiptaro-amerikanëve për ruajtur gjuhën shqipe ndër breza”.
“U bëj thirrje të gjithë studentëve të tanishëm që të regjistrohen në këtë kurs për të lënë një gjurmë në listat e notave dhe në arsimimin tuaj, si luftëtarë që po bëni çdo gjë që duhet për ta mbajtur gjuhën tonë të folur dhe të gjallë”, shkruan ajo.
“Shpresoj që të kujtoheni të gjithë që të mos ndaloni kurrë së luftuari për popullin dhe gjuhën tuaj”, thotë Ballina Prishtina, duke e mbyllur mesazhin me disa fjalë në gjuhën shqipe: “Ne jemi një, ne jemi shqiptarë”.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë









