Shkurt.ch
Gjobitet zvicerani që ua hoqi sorrave folenë nga pema
Një banor 59-vjeçar i Bernës është gjobitur, pasi ka hequr folenë e sorrës nga një pemë, në mënyrë të paligjshme. Për të dënuarin është e qartë se ai lëndën do ta dërgojë në instanca më të larta.
Gjykata rajonale e Bern-Mittelland të martën e ka dënuar një banor 59-vjeçar nga Berna, pasi në muajin mars të vitit të kaluar, në mënyrë të paligjshme e ka hequr nga pema folenë e sorrave. Pas dëgjimit të vendimit, i gjobituri ka deklaruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatën e lartë: “Kjo është një qind për qind e sigurt”, ka deklaruar ai për mediat zvixcerane, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht, gjykatësja Andrea Gysi personin e kishte dënuar me një gjobë të kushtëzuar prej 20 normave ditore me nga 100 franga. Ajo kishte ardhur në përfundim se personi e kishte hequr folenë pa kontaktuar zyrën përkatëse komunale.
Sikurse i akuzuari, po ashtu edhe dëshmitari kanë thënë se atë ditë, në fole nuk ka pasur sorra apo vezë dhe se i pandehuri e kishte hequr folenë e zbrazët nga viti i kaluar, përcjell albinfo.ch. Foletë e reja që kanë qenë në ndërtim e sipër, ai nuk i ka prekur. Pra, nuk mund të bëhet fjalë se ai i ka penguar nëndonjë mënyrë sorrat. Për shkak se “sorrat nuk i çelin vezët në fole të pandërtuara”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










