Kosova
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike
Manifestimi "Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona" nga 25 korriku deri më 2 gusht, qyteti do të jetë qendër e koncerteve, ekspozitave, teatrit dhe aktiviteteve të shumta kushtuar bashkatdhetarëve.
Komuna e Gjilanit ka publikuar programin zyrtar të manifestimit “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona”, i cili do të mbahet nga 25 korriku deri më 2 gusht 2026, me një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese, në nder të bashkatdhetarëve që kthehen për pushime në vendlindje, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, duke theksuar se qyteti merr një atmosferë të veçantë gjatë kësaj periudhe.
“Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj! Gjilani merr frymë ndryshe kur jemi të gjithë bashkë. Edhe këtë vit kemi përgatitur një kalendar të pasur e plot energji për të festuar ‘Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona’”, ka shkruar Hyseni.
Programi përfshin koncerte me artistë të njohur, ekspozita, shfaqje teatrore, mbrëmje humori dhe performanca të ansambleve kulturore nga vende të ndryshme.
Manifestimi hapet më 25 korrik me koncertin e grupit “Real Bikers”, ku do të performojnë edhe Hysen Kafexhiu, Erza Çerkini, Njomza Hyseni dhe Shkumbim Miftari.
Më 26 korrik do të mbahet një koncert me DJ, Fisnikët dhe BB Poqi, ndërsa një ditë më vonë publiku do të argëtohet me performancat e Korit të Fëmijëve, Muzës, Sabri Fejzullahut dhe një DJ.
Mbrëmja e 28 korrikut sjell një koncert me DJ, Minatorin dhe Naser Berishën, ndërsa po atë ditë, në Galerinë e Arteve në Gjilan, do të hapet ekspozita kolektive “Egzistenca 4”.
Më 29 korrik do të organizohet koncerti “Atdheu mbi të gjitha”, me pjesëmarrjen e Kastriot Tushës, Selami Kolonjës, Enkelejda Arifit, Nikollë Nikprelajt, Hysni Alushit dhe Ansamblit nga Vlora, transmeton tutje albinfo.ch.
Më 30 korrik, në sheshin “Agim Ramadani”, do të mbahet koncerti “N’Karadak Krisin Tupanat”, ku do të performojnë ansamble kulturore nga 12 shtete të botës.
Aktivitetet do të vazhdojnë më 31 korrik me një shfaqje mysafire nga Molla e Kuqe NGO në Teatrin e Qytetit, ndërsa manifestimi do të përmbyllet më 2 gusht në Parkun Banja me një Stand Up Comedy Night, ku do të performojnë Avni Shkodra, Esat Shabani, Hasim Sopi Memish, Kushtrim Qerimi dhe Valina Muçolli.
Sipas Komunës së Gjilanit, manifestimi synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe t’u ofrojë bashkatdhetarëve një program të pasur kulturor e artistik gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. /Albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Korrik 2026
- Ora00:00
- LokacioniGjilan
- Data e përfundimit2 Gusht 2026 - 20:00
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













