Zhvillim
Gjilani, me panair në kuadrin e “Ditëve të Mërgatës”
Komuna e Gjilanit bashkatdhetarët i ka pritur me aktivitete të ndryshme, për t’u ofruar atyre produktet vendore, duke organizuar panairin e prodhimeve vendore në fillim të muajit korrik, pastaj aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese, duke bërë shënimin e ditëve të shteteve mike nëpër botë, për ta përfunduar këtë muaj, poashtu me një “Panaxhyr” të prodhimeve vendore në shënim të “Ditëve të Mërgatës” – “Gjilani 2015”, në kuadër të të cilit për tri ditë radhazi do të ketë edhe program kultur – artistik dhe argëtim për bashkatdhetarët, shkruan rajonipress.
Me këtë rast në fjalën e tij hapëse, kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se këtyre ditëve jemi duke u takuar shumë shpesh për të promovuar programe, aktivitete dhe shënime të veçanta në Komunën e Gjilanit.
“Kemi dalë shumë shpesh këtyre ditëve para Teatrit për të promovuar dhe ndarë bashkërisht programe, aktivitete dhe shënime të veçanta. Sot po ndodhë një përsëritje e mirë e “Panaxhyrit”, i cili, me prodhimet e veta, kryesisht në ushqim dhe prodhime të tjera, paraqet para të gjithë juve, e në veçanti para “gurbetçarëve”, potencialet e mundësitë tona, mbi të gjitha për t’u njohur me prodhimet vendore të Komunës së Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri, duke uruar që këto tri ditë për prodhuesit të jenë më tepër një promovim i produkteve të veta dhe i shitjes së tyre normalisht.
Haziri ka thënë se kjo vapë e madhe në Gjilan, do të kalohet më lehtë me freskinë e shënimit të ditëve kulturore që në vazhdimësi do të jetë dita kulturore e shtetit të Austrisë, pastaj do të vazhdojmë me shtetet Nordike dhe do të përfundoj me 1 gusht me shënimin e “Ditës Kulturore të Zvicrës”, e cila e shënon në këtë datë Ditën e Shtetësisë.
“Çdo vit do të jetë më i zgjeruar “Panaxhyri” dhe do të jetë ditë e kalendarit festiv për Gjilanin”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, nga ana e tij drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismajl Januzi, që është organizator i këtij panairi me rastin e “Ditëve të Mërgatës”, ka thënë se panaire të tilla do të organizohen sa herë që të ketë kërkesë dhe nevojë komuniteti i biznesit.
“Këtë muaj e kemi nisur me panairin e prodhimeve të regjionit, për t’u mundësuar bashkatdhetarëve tanë të njihen me prodhimet vendore dhe po e përfundojmë pikërisht për “Ditët e Mërgatës”, sepse edhe kërkesë e komunitetit të biznesit janë organizime të tilla. Është një mundësi e mirë që prodhuesit të shesin dhe blerësit, e me theks të veçantë bashkatdhetarët, të kenë mundësinë e blerjes së produkteve vendore të gjitha në një vend, në panair, në qendër të Gjilanit”, ka thënë Januzi.
Januzi ka falënderuar edhe Ministrinë e Diasporës, e cila, ka ndihmuar organizimin e këtij panairi.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












