Integrimi
Gjermanishtja, pengesë për bashkëshortët
Qytetarët në Gjermani, që martohen me të huaj, lejohen të jetojnë së bashku në vend vetëm atëherë, kur bashkëshorti flet tashmë gjermanisht
Në bazë të ligjit gjerman për qëndrimin në Gjermani të gushtit 2007, kur paraqitet lutja për bashkim bashkëshortësh, duhet të konfirmohen njohuri të thjeshta të gjermanishtes.
Por sipas pikëpamjes së Komisioni Evropian, teste të tilla të gjuhës shkelin të drejtën evropiane.
Prandaj, në maj të këtij viti nisi kundër Gjermanisë një procedurë e shkeljes së marrëveshjes. Si hap të parë, qeveria gjermane kishte tani mundësi që të pozicionohej për marrëveshjen.
Sic raporton DW, në thelb ka të bëjë me një çështje interpretimi.
Në bazë të direktivës së BE për bashkimin familjar, shtetet anëtare kanë mundësinë që të kërkojnë “masa integruese” nga bashkëshortët e huaj. Pikërisht kësaj i referohet qeveria federale gjermane.
Swenja Gerhard, juriste e shoqatës së familjeve binacionale dhe partneriteteve (IAF) në Frankfurt, i njeh problemet që shkakton e drejta gjermane e qendrimit për shumë çifte bashkëshortore.
Shoqata e saj i konsideron të gabuara kurset e gjuhës para hyrjes në Gjermani.
“Në shumë vende nuk ekziston fare mundësia për të vizituar një shkollë gjuhësh të huaja.”, tha Gerhard.
Prandaj ajo kërkon oferta të detyrueshme për kurset e gjuhës, të cilat të ofrohen në Gjermani.
Kurse të tilla “integrimi” ekzistojnë që tani – megjithatë vetëm si shkallë e dytë, pasi sillet nga atdheu dëshmia për njohuri bazë të gjuhës.
Instituteve „Gëte“ në të gjithë botën, direktiva e vitit 2007 u solli shumë studentë, por edhe sfida didaktike.
Sa me sukses mund të jepen provimet e nevojshme, kjo është e ndryshme nga vendi në vend.
Në një kohë që në vitin 2012, në vende si Bangladeshi, Kosova, Pakistani ose Etiopia në provime u rrëzua më shumë se gjysma e pjesëmarrësve, në Afrikën e Jugut, në Kroaci, në Ukraine ose në Rusi provimet i morën 80 përqind e pjesëmarrësve.
Në fund të fundit ndoshta do të jetë Gjykata Evropiane ajo që do të vendosë sa të ligjshme janë testet e gjuhës gjermane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”













