Bota
Gjermanisë i mungojnë 370.000 vende për strehimin e refugjatëve
Komunave gjermane u mungojnë vendet e përshtatshme për strehimin e 370 mijë refugjatëve vetëm për këtë vit. Është llogaritur që ato gjatë tërë vitit 2015 të strehonin 870 mijë ndërsa vetëm gjatë periudhës tetor-dhjetor rreth 380 mijë, thuhet në një sondazh të realizuar me 300 komuna të mëdha të Gjermanisë.
Dhe sipas sondazhit të realizuar nga kompania Ernst&Young rezulton se aktualisht janë në dispozicion vetëm 500 mijë vende për strehim. Brenga kryesore që i mundon tri të katërtat e komunave është mumgesa e hapësirave të pershtatshme për strehimin e refugjatëve.
Në shumë vende po bëhen para së gjithash vetëm improvizime, thotë eksperti Hans-Peter Busson. “Një planifikim afat mesëm ose afatgjatë në komuna nuk ekziston, para së gjithash për faktin se është ende e paqartë si do të zhvillohen në muajt e ardhshëm numrat e azilkërkuesve në Gjermani”.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












