Lajme
Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj
Kontrollet në kufijtë e Gjermanisë pritet të vazhdojnë deri në mars 2027, ndërsa Berlini e arsyeton masën me nevojën për të frenuar migracionin e paligjshëm
Gjermania pritet të vazhdojë kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke i zgjatur ato deri në mesin e marsit 2027, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Evropian për planin e Berlinit për vazhdimin e kësaj mase.
“Zhvillimet në kufijtë e jashtëm evropianë tregojnë se frenimi i migracionit të paligjshëm kërkon ende kontrolle”, deklaroi Dobrindt për gazetën gjermane Bild.
Kontrollet u rikthyen në vitin 2024
Gjermania i riktheu kontrollet në të gjithë kufijtë e saj tokësorë më 16 shtator 2024, pavarësisht parimit të lëvizjes së lirë brenda zonës Schengen.
Masa u vendos fillimisht nga ministrja e atëhershme e Brendshme, Nancy Faeser, me synimin për të kufizuar hyrjet e paligjshme në territorin gjerman.
Që nga atëherë, kontrollet kufitare janë zgjatur disa herë. Zgjatja aktuale është në fuqi deri më 15 shtator 2026, ndërsa qeveria gjermane tashmë ka paralajmëruar vazhdimin e tyre për një periudhë tjetër gjashtëmujore.
Berlini kërkon vazhdimin e masës pavarësisht kritikave
Vendimi i qeverisë gjermane vjen në një kohë kur kontrollet kufitare kanë qenë objekt kritikash, veçanërisht për shkak të ndikimit të tyre në lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian.
Megjithatë, autoritetet gjermane argumentojnë se situata migratore në Evropë vazhdon të kërkojë masa kontrolli në kufij.
Dobrindt e kishte paralajmëruar këtë hap që në fund të korrikut, duke iu referuar zhvillimeve në kufijtë e jashtëm të Evropës, përfshirë situatën në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut.
Nëse Komisioni Evropian nuk paraqet kundërshtime, kontrollet kufitare të Gjermanisë do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj të tjerë, deri në mars 2027.
Masa prek kufijtë tokësorë të Gjermanisë me vendet fqinje dhe nënkupton se udhëtarët mund të përballen me kontrolle gjatë kalimit të kufirit, edhe pse brenda zonës Schengen kontrollet kufitare në kushte normale nuk aplikohen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi Nga fuqizimi i vajzave të reja te krijimi i mundësive për të rinjtë – Yllka Sheqiri... -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













