Lajme
Gjermania vendos për subvencionimin e gazit tek konsumatorët
Qeveria gjermane ka rënë dakord për një pagesë të propozuar për konsumatorët e gazit gjatë një takimi të kabinetit.
E ashtuquajtura masa e ndihmës emergjente do të mbulojë koston e pagesave të rregullta paraprake të gazit të konsumatorëve për muajin dhjetor.
Ndihma e qeverisë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë për të lehtësuar ndikimin e krizës energjetike në rritje, që rezulton nga përgjigja perëndimore ndaj luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton dpa përjell albinfo.ch.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se pavarësisht nga një rënie e fundit e çmimeve të gazit me shumicë, zhvillimet e ardhshme ishin të pasigurta.
“Konsumatorët privatë dhe bizneset po vuajnë gjithnjë e më shumë nga këto çmime të larta dhe kanë nevojë urgjente për lehtësim”, tha ai, duke mirëpritur vendimin e qeverisë si një hap i parë i rëndësishëm.
“Hapa të mëtejshme do të pasojnë dhe ne po punojmë pa probleme në qeverinë federale për të zbatuar kufijtë e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike”, tha Habeck.
Sipas një dokumenti, masa e ndihmës emergjente të kushtojë rreth 9 miliardë euro (8.89 miliardë dollarë).
Propozimi legjislativ tani do të shkojë në konsultime parlamentare, ndërsa të dyja dhomat e parlamentit pritet të miratojnë masën deri më 11 nëntor.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












