Lajme
Gjermania vaksinon mbi 1 milion banorë për një ditë
Megjithatë, kjo nuk është ende e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës në Gjermani
Ndërkohë që vendi ndodhet në një bllokim të ashpër, procesi i vaksinimit në Gjermani ka nisur të marrë hov.
Kështu, dje, në vendin me popullatën më të madhe në Evropë, janë vaksinuar më shumë se një për qind e banorëve, brenda një dite, shkruan srf.ch duke iu referuar burimeve gjermane.
Sipas ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn, më shumë se një milion njerëz janë vaksinuan në një ditë për herë të parë. Kjo ka ndodhur të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Me 1.1 milion vaksina, kjo prek shumë më tepër se një për qind të popullsisë së përgjithshme (rreth 84 milionë banorë), ka theksuar Spahn në Berlin.
Më shumë se një në katër gjermanë (25.9%) deri më tani janë vaksinuar të paktën një herë.
Kjo tregon se “sa kemi fituar shpejtësinë”, ka shtuar ai. Megjithatë, as kjo nuk është ende e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











