Lajme
Gjermania, sikurse Austria, po shqyrton ta bëjë të detyrueshëm vaksinimit e popullatës
Bëhet e ditur se grupet më të mëdha parlamentare në Parlamentin federal e mbështesin vaksinimin me detyrim. Faktorë shëndetësorë dhe ekonomikë nxisin autoritetet, shkruan Auron Dodi, transmeton albinfo.ch.
Siaps tyre, vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani. Kjo u përvijua edhe të mërkurën (më 26.01.) në debatin pasionant mbi treorësh të deputetëve të Bundestagut. Ajo që duket me të vërtetë e diskutueshme është vetëm grupmosha prej së cilës shtetasit do ta kenë me detyrim të vaksinohen.
Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18-vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50-vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.
Grupet më të mëdha parlamentare, që përfaqësohen edhe në qeveri, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, e mbështesin një vaksinim të detyrueshëm. Kjo e bën me gjasa të forta miratimin e njërit nga variantet e projektligjit për vaksinimin me detyrim. Nga grupet parlamentare të përfaqësuar në qeveri, të pavendosur janë kryesisht liberalët e FDP-së.
Debatin Bundestagu e quajti “debat orientues”. Kjo pasi tema e vaksinimit me detyrim është temë shumë polarizuese në Gjermani. Qeveria federale madje për këtë temë hoqi dorë nga paraqitja prej saj e një projektligji Bundestagut, siç bën zakonisht. Iniciativa iu la përfaqësuesve të popullit, deputetëve të Bundestagut.
Qëndrimin e kujdesshëm të qeverisë e argumentoi në kanalin publik ZDF ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach. Ai tha se”ky është vendim i ndërgjegjes”, është „çështje morali”. “Këtu konfrontohen të drejta bazë”.
Autoritetet në Gjermani kanë deklaruar që mbrojtja e shëndetit të personave të tjerë apo edhe e komunitetit, në mënyrë që të evitohen rreziqet e epidemive, e justifikon ndërhyrjen në paprekshmërinë fizike të një personi, kur ndërhyrja është proporcionale.
Kjo u tha në dhjetor 2021, kur në Gjermani u vendos vaksinimi me detyrim për profesione të caktuara, siç është personeli mjekësor e sanitar. Atëherë u përshtat ligji ekzistues federal kundër infektimeve. Detyrimi për vaksinim për këto profesione do të hyjë në fuqi në 16 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, personeli shëndetësor ka kohë që të vaksinohet vullnetarisht.
Shkaqet pse po ecën Gjermania drejt vaksinimit me detyrim
Në Gjermani ka dakordim se parakushtet më të mira të mundshme, për përballimin e pandemisë krijohen kur popullata është e vaksinuar disa herë. Edhe nëse nuk është absolute mbrojtja me vaksinat.
Më tej, autoritetet thonë se vaksinimi në Gjermani nuk po ecën aq shpejt, sa të mbrojë popullatën nga një valë e re pandemie në vjeshtë dhe nga variante të reja të koronavirusit. Shifra e vaksinimeve është më e ulët se ajo në disa shtete evropiane.
Në Gjermani janë vaksinuar dy herë 73,8% e popullatës (75,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Sipas Institutit Robert Koch vetëm 51,1 përqind janë vaksinuar për herë të tretë. Tre milionë vetë në Gjermani janë krejt të pavaksinuar.
Për krahasim: në Itali janë vaksinuar dy herë 75,9 për qind e popullatës (82,7% janë vaksinuar një herë, 27.01.). Në Francë janë vaksinuar dy herë 76,1 për qind e popullatës (79,6% një herë, 26.01.). (Burimi: Our World in Data, Robert-Koch-Institut).
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












