Lajme
Gjermania shkarkon shefin e sigurisë kibernetike
Shefi i sigurisë kibernetike i Gjermanisë është shkarkuar pas akuzave se ka qenë tepër i afërt me Rusinë.
Arne Schönbohm kishte udhëhequr Autoritetin Federal të Sigurisë Kibernetike (BSI), i ngarkuar me mbrojtjen e komunikimeve qeveritare, që nga viti 2016.
Mediat gjermane e kanë akuzuar atë se ka pasur lidhje me persona të përfshirë me shërbimet e inteligjencës ruse. Ndërkohë Ministria e Brendshme po heton akuzat e bëra kundër tij, por konfirmoi se ai ishte shkarkuar me efekt të menjëhershëm.
Schönbohm ishte nën vëzhgim për lidhjet e tij të mundshme me një kompani ruse. Përpara se të drejtonte BSI-në, Schönbohm kishte ndihmuar në krijimin dhe drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike në Gjermani, një shoqatë private që këshillon bizneset dhe politikëbërësit për çështjet e sigurisë kibernetike.
Ai dyshohet se ka mbajtur lidhje të ngushta me shoqatën dhe ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të saj në shtator.
Pjesë e shoqatës ishte një kompani e sigurisë kibernetike, e quajtur Protelion, e cila ishte një degë e një firme ruse që thuhet se ishte krijuar nga një ish-anëtar i KGB-së dhe i nderuar nga presidenti Vladimir Putin.
Protelion u hoq nga shoqata fundjavën e kaluar dhe Këshilli i Sigurisë Kibernetike në Gjermani thotë se pretendimet për lidhje me inteligjencën ruse janë të pavërteta.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









