Lajme
Gjermania rikthen testet falas
Testet e koronavirusit do të bëhen sërish falas për të gjithë individët në Gjermani, pas përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndaj rishfaqjes të sëmundjes që po thyen rekordet e përditshme dhe kërcënon të çojë në kolaps sistemin e saj shëndetësor.
Zyrtarët e shëndetësisë u dhanë fund testeve falas të koronavirusit disa javë më parë, në një përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen. Por rritja e rasteve kohët e fundit ka tronditur vendin dhe e ka detyruar të përdorë të gjitha armët në arsenalin e tij për të identifikuar rastet sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia gjermane e sëmundjeve infektive, në Institutin Robert Koch (RKI), raportoi sot 45 081 raste të reja, duke e çuar incidencën shtatëditore të rasteve për 100 000 persona në 2 774, një rekord i ri gjatë kësaj pandemie. Një ditë më parë, ky numër ishte 2 637.
Rritja e rasteve me COVID-19 e gjeti Gjermaninë në një moment politikisht të ndërlikuar, menjëherë pas zgjedhjeve kombëtare. Qeveria aktuale është ende duke negociuar një marrëveshje pune mes tri palëve.
Zyrtarët nga të gjitha anët kanë caktuar një takim të enjten për të hartuar një strategji të re, por zyrtarët e shëndetësisë dhe politikanët kanë ngritur pyetjen nëse vendi do mund të priste kaq gjatë. Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani, Robert Koch, u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin grumbullimet e mëdha.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











