Lajme
Gjermania regjistron shkallën më të lartë të infektimeve me Covid
Shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani është rritur në nivelin më të lartë, prej shpërthimit të pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Institutit Robert Koch, javën e kaluar janë infektuar 303 persona për 100,000 banorë.
Numri total i viktimave është rritur për 43 brenda 24 orëve, duke prekur totalin e 97,715 personave.
Tri partitë që synojnë të formojnë koalicionin planifikojnë të ashpërsojnë masat për të luftuar përhapjen e një vale të re të infektimeve, ka thënë bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck.
“Ne do të zgjerojmë kufizimet në krahasim me propozimet që kemi bërë në fillim”, ka thënë ai për transmetuesin ARD.
Të shtunën tre ministra të landeve gjermane u kanë bërë thirrje partive që po negociojnë për qeverinë e re që landeve t’u zgjatet periudha kur mund të marrin vendime të ashpra për pandeminë, siç janë izolimet apo mbylljet e shkollave.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












