Lajme
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues
Kancelari Friedrich Merz kërkon integrim më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshiheshin gradualisht në institucionet evropiane
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka propozuar që Ukraina të marrë një rol të drejtpërdrejtë në strukturat e Bashkimit Evropian si hap të përkohshëm drejt anëtarësimit të plotë, duke argumentuar se kjo mund të ndihmojë edhe në arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Rusinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një letre të siguruar nga Reuters dhe drejtuar liderëve të BE-së, Merz ka propozuar krijimin e një statusi të ri për Ukrainën si “anëtare e asociuar”. Ky model do t’u mundësonte përfaqësuesve ukrainas të marrin pjesë në samitet dhe takimet ministrore të Bashkimit Evropian, por pa të drejtë vote.
“Nuk kemi më kohë për vonesa të tjera”, ka shkruar Merz në letrën drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Qipros, Nikos Christodoulides.
Sipas planit gjerman, Ukraina do të mund të ketë një komisioner evropian pa portofol dhe pa të drejtë vote, si dhe përfaqësues të asociuar në Parlamentin Evropian. Po ashtu, zyrtarët ukrainas do të kishin të drejtën të marrin pjesë dhe t’u drejtohen mbledhjeve të rëndësishme të BE-së.
Merz ka bërë të ditur se këtë ide e kishte diskutuar më herët edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një samiti joformal të mbajtur në Qipro në muajin prill.
Ndërkohë, për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Moldavinë, plani parasheh vetëm një status vëzhgues në institucionet e BE-së, pa privilegjet që do t’i ofroheshin Ukrainës.
Një zyrtar gjerman ka deklaruar se mund të organizohen seanca të përbashkëta të Komisionit Evropian ose Parlamentit Evropian me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e procesit të integrimit gradual.
Sipas propozimit, këtyre vendeve do t’u ofrohej gjithashtu qasje më e madhe në programet e Bashkimit Evropian dhe në disa sektorë të tregut të përbashkët, ndërsa vazhdojnë zbatimin e reformave të brendshme, sidomos në sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi u raportua se pesë shtete anëtare të BE-së kanë propozuar modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për vendet e Ballkanit Perëndimor./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












