Lajme
Gjermania planifikon strategji të re rreth pandemisë
Shtetet gjermane dhe Qeveria federale do të takohen për të diskutuar përgjigjen e vendit ndaj koronavirusit brenda javës së ardhshme, deklaroi zëvendëskancelari Olaf Scholz.
Gjermania po nxiton t’i përgjigjet një rritjeje të rasteve, pasi autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se spitalet së shpejti mund të fillojnë të vihen nën presion të madh, raporton Dpa, transmeton Albinfo.ch.
Ka pasur më shumë se 50 000 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara, shifra që shënojnë një rekord të ri ditor.
“Virusi është ende mes nesh dhe kërcënon shëndetin e qytetarëve’’, shtoi Scholz, i cili foli gjithashtu në favor të një fushate të madhe të përbashkët dhe për më shumë vaksinime.
Kancelarja Angela Merkel, e cila mbetet në detyrë me kapacitet të kufizuar kujdestarie, ka bërë thirrje për bisedime mes kryeministrave të 16 landeve dhe Qeverisë federale.
Scholz është kancelari i ardhshëm i supozuar i Gjermanisë, por ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni, pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













