Opinione
Gjermania përballë “acquis de Schengen”, a po tkurret vërtet Bashkimi Evropian?
Që nga zbatimi i "acquis de Schengen", pikat kufitare janë mbyllur (dhe shpesh janë shkatërruar plotësisht) midis shteteve pjesëmarrëse në zonën e Shengenit
Kujtojmë që në fillim se baza ligjore e Shengenit brenda traktateve të Bashkimit Evropian u fut në traktatin e krijimit të Komunitetit Evropian nëpërmjet Traktatit të Amsterdamit të vitit 1997. Ky i fundit vendosi një titull të ri, të quajtur “Viza, azil, imigrim dhe politika të tjera në lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve”, në traktat.
Ndërsa fillimisht, baza ligjore e zonës Shengen ishte jashtë Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE). Ai u krijua si një lloj bashkëpunimi i përforcuar nga disa shtete anëtare të Komunitetit Ekonomik Evropian nëpërmjet dy marrëveshjeve ndërkombëtare: Marrëveshja e Shengenit e vitit 1985, marrëveshje ndërmjet qeverive të vendeve të Beneluksit, Gjermanisë dhe Francës për të hequr gradualisht kontrollet në kufijtë e tyre të përbashkët, dhe Konventa e Shengenit e vitit 1990 , konvent për zbatimin e marrëveshjeve të Shengenit.
Në të vërtetë, dispozitat e traktateve të Bashkimit Evropian synojnë të rregullojnë kufijtë e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së. Përpara zbatimit të Marrëveshjes së Shengenit, shumica e kufijve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian patrulloheshin nga një rrjet i gjerë postesh kufitare që ekzistonin në të gjithë kontinentin për të kontrolluar identitetin dhe qëllimin e njerëzve që dëshironin të lëviznin nga një vend në tjetrin.
Që nga zbatimi i “acquis de Schengen”, pikat kufitare janë mbyllur (dhe shpesh janë shkatërruar plotësisht) midis shteteve pjesëmarrëse në zonën e Shengenit. Kështu, shtetet pjesëmarrëse heqin të gjitha pengesat për lëvizjen e lirë brenda kufijve të brendshëm të zonës Shengen. Si rezultat, pasagjerët që përdorin rrugë, hekurudha ose aeroporte nuk e kontrollojnë më identitetin e tyre në mënyrë sistematike nga rojet kufitare kur udhëtojnë në “Shtetet Shengen”, duke përfshirë territoret e 29 shteteve evropiane – 25 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe 4 shtete anëtare të Asociacionit Ekonomik të Tregtisë së Lirë (AELE). Kështu pra, Bashkimi Evropian siguron mos kontrollet mbi njerëzit në kufijtë e brendshëm dhe zhvillon një politikë të përbashkët për azilin, imigracionin dhe kontrollet e kufijve të jashtëm bazuar në solidaritetin e shteteve anëtare të BE-së, i cili është i barabartë në lidhje me shtetasit e vendeve të treta. Kujdes, megjithatë shtetet anëtare të BE-së, për shkak të rendit publik dhe sigurisë së brendshme, mund të marrin masa për të kontrolluar njerëzit brenda territoreve të tyre.
Çfarë thotë për këtë çështje Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJDBE) ? Sipas Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, traktati nuk e ndalon një shtet të kontrollojë identitetin e njerëzve përreth kufirit, në trena dhe në stacione. Këto kontrolle mund të kryhen me synimin për të parandaluar hyrjen e paligjshme në territorin e një shteti anëtar të BE-së, në masë që kjo të mos ketë një efekt të barabartë me atë të kontrolleve kufitare.
Prandaj, një “Shtet Shengen” mund të rivendosë kontrollet kufitare me një shtet tjetër ose në zonë të shengenit nëse ekziston një “kërcënim serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme” të shtetit. Ky kontroll duhet të jetë i përkohshëm, me një kohëzgjatje fillestare maksimumi 30 ditë, por mund të zgjatet pafundësisht. Nëse kërcënimi lind nga ngjarje të parashikueshme, shteti në fjalë duhet së pari të njoftojë synimin e tij tek Komisioni Evropian dhe të konsultohet me Shtetet e tjera të zonës Shengen.
Në të kaluarën kemi pasur raste të tilla, siç kemi pasur në prill të vitit 2010, Shteti i Maltës rivendosi përkohësisht kontrollet kufitare për shkak të sigurisë, ishte vizita e Papa Benediktit XVI. Kohët e fundit, Franca vendosi kontrolle kufitare dhe kontrolle në trena dhe stacione, gjatë Lojërave Olimpike (LO) përballë kërcënimeve terroriste dhe luftës në Ukrainë, për arsye të sigurisë së brendshme. Në rrjedh është radha e Gjermanisë e cila konsideron se për shkak të sigurisë kombëtare (ngritja e ekstremit të djathtë në vend kundër emigrantëve të paligjshëm) ka vendosur një masë për gjashtë muaj konkretisht për të kryer kontrolle në trena, në stacione të trenave dhe përreth kufijve. Duke pasur parasysh se kancelari gjerman Olaf Scholz po bën punën e tij duke aplikuar zi në të bardhë atë që shkruhet në dispozitat e traktatit të Bashkimit Evropian pa e shkelur zonën Shengen.
Lind pyetja nëse vërtet Bashkimi Evropian po tkurret?
Nuk ka asgjë që na bën të besojmë, prandaj përgjigjja është jo, sepse Bashkimi Evropian është një entitet “sui generis” që na kujton çdo herë kur është në rrezik apo e kërcënuar. Kështu, shtetet anëtare të BE-së janë ato, të cilat gëzojnë autonomi të plotë për të zbatuar atë që u takon për të qenë rojtarë të sigurisë dhe paqes së kontinentit të vjetër. Çka është e vërtetë se Bashkimi Evropian është një hapësirë me shumë rregulla dhe standarde si dhe me një “korpus juridik” që meriton të respektohet. Shtetet anëtare me institucionet e BE-së janë aty për të zbatuar këto dispozita të traktateve. Kjo na kujton maksimën e “kopshtit me shumë fruta dhe perime nëse nuk kujdesemi për të, kopshti do të zhbëhet”!
E-Diaspora
-
Kurti takoi të rinjtë nga diaspora që janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare Pas shkëmbimit të tyre në ngjarjen përmbyllëse të programit për bursistët e gjeneratës së dytë në...
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
Jeta në Austri
-
Austri: Sindikata bën thirrje për rritje page në tregti dhe hekurudha Sindikata Vida po bën thirrje për paga më të mira ndërsa negociatat e negociatave kolektive fillojnë...
-
Ligjet e rrepta të shtetësisë mund të përjashtojnë miliona nga votimi në zgjedhjet e ardhshme të Austrisë
-
Vjena do të rrisë subvencionet për dritat e rrugëve të Krishtlindjeve
-
Mbahet Kuvendi Zgjedhor i PSHDK-së në Vjenë, Anton Marku zgjidhet kryetar
-
Universitetet e Austrisë përballen me rënie të numrit të studentëve, ndërsa presionet financiare rriten