Lajme
Gjermania planifikon masa ligjore anti-Covid gjatë vjeshtës
Kreu i organit federal të kontrollit të sëmundjeve i Gjermanisë, Lothar Wieler, bëri thirrje që masa ligjore të vendosen në kohën e duhur për të përballuar rishpërthimin e Covid-19 gjatë vjeshtës së ardhshme.
“Kuadri ligjor sigurisht që duhet të jetë i rishikuar”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për transmetuesin publik bavarez ”Bayersiche Rundfunk”.
Wieler foli pas një debati brenda koalicionit trepalësh në pushtet të vendit në lidhje me masat mbrojtëse për të përballuar një rritje të pritshme të shkallës së infeksionit në vjeshtë pas një qetësie gjatë muajve të verës.
Kuadri aktual ligjor skadon më 23 shtator.
”Shkencëtarët, të cilët e kanë parë këtë pandemi në një mënyrë serioze dhe të bazuar mirë, domethënë me ekspertizë profesionale, po supozojnë se numrat do të rriten përsëri gjatë vjeshës”, tha Wieler, përcjell Albinfo.ch.
Ai rekomandoi mbajtjen e maskave në situata të caktuara.
Wieler nuk pranoi të bënte parashikime për ndikimin e ngjarjeve të mëdha publike, siç është Oktoberfest në Mynih, duke thënë se kjo do të duhej të vlerësohej në prag të festivalit të madh të birrës, që fillon më 17 shtator.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












