Lajme
Gjermania ofron 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët, profesionet që po kërkohen
Referuar Institutit Europian të Statistikave EUROSTAT, Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët duke u renditur e dyta në Europë pas Italisë.
Në vitin 2008 Germania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë të tilla, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj etj.
“Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, Ekspert për Ekonominë.
Nëse deri dje lejet e qëndrimit jepeshin për njerëzit që në Shqipëri nuk kishin një punë dhe gjenin punë në vendet e Bashkimit Europian, sot ata që po ikin janë njerëz të realizuar që kanë një punë, kanë të ardhura shumë të mira, por që për shkak të mjedisit social që është krijuar në Shqipëri ata nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











