Lajme
Gjermania ofrohet si ‘garantuese’ e sigurisë për Ukrainën
Scholz demonstroi “gatishmëri të përgjithshme” për rolin e dorëzanit të sigurisë në një bisedë telefonike me Zelensky.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se vendi i tij “si i tërë” ishte i gatshëm të vepronte si garantues i sigurisë për Ukrainën.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Gebestreit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Gebestreit shtoi se nuk donte të spekulonte nëse roli i garantuesit të sigurisë do të përfshinte gjithashtu një komponent ushtarak.
Britania thuhet se e ka konsideruar kërkesën e Ukrainës si një garantues të sigurisë së saj, por përjashton angazhimin e anëtarëve të NATO-s në Aleancë.
Pas bisedimeve në Stamboll të martën, përfaqësuesi i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, Oleksandr Chaly, shpjegoi se Ukraina kërkon garanci sigurie nga Perëndimi, si për vendet e NATO-s.
“Unë kam theksuar tashmë se këto garanci janë praktikisht analoge në përmbajtjen dhe formën e tyre me nenin 5 të Traktatit të NATO-s”, deklaroi Chaly.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










