Lajme
Gjermania në frikë se ndërprerja e gazit rus mind të kërcënojë paqen sociale
Gjermania po punon për të zgjidhur këtë situatë, përfshirë këtu dhe mundësinë që vendi të nxjerrë vetë gaz.
Zëvendëskancelari i Gjermanisë, njëherazi dhe Ministri Federal për Çështjet Ekonomike Robert Habeck deklaroi se është kundër vendosjes së një embargoje të menjëhershme për furnizimet me gaz nga Rusia.
“Një embargo e menjëhershme ndaj gazit natyror rus do të kërcënonte paqen sociale në Gjermani. Prandaj, ne duhet të veprojmë me kujdes, të përgatisim lëvizjet tona tërësisht dhe t’u përmbahemi planeve tona, nëse duam të dëmtojmë presidentin Putin”, tha Habeck në një intervistë me Funke Mediengruppe.
Ministri deklaroi se Gjermania po punon për të zgjidhur këtë situatë, përfshirë këtu dhe mundësinë që vendi të nxjerrë vetë gaz.
“Ne po punojmë në mënyrë aktive për t’u bërë të pavarur nga karburantet fosile nga Rusia. Për sa i përket gazit, ndërtimi aktiv i terminaleve për marrjen e gazit natyror të lëngshëm është duke u zhvilluar. Në Gjermaninë e veriut ka depozita të mëdha gazi argjilor, por ai mund të nxirret vetëm me ndihmën e teknologjisë së thyerjes hidraulike, e quajtur ndryshe “frakking”, shtoi Habeck duke lënë të kuptohej se për këtë gjë duhej ende kohë/Cnn
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











