Lajme
Gjermania ndryshon rregulloren për udhëtimet
Sipas këtij ndryshimi do të ekzistojnë dy kategori rreziku për udhëtimet, nga tre që janë aktualisht
Qeveria gjermane ka në plan të ndryshojë udhëzimet e saj të udhëtimit dhe të heqë kategorinë “zonë rreziku”, njoftuan burime pranë qeverisë.
Sipas këtij ndryshimi do të ekzistojnë dy kategori rreziku për udhëtimet, nga tre që janë aktualisht.
Vendet do të identifikohen si zona ku ka një “incidencë të lartë” të rasteve dhe zona ku ka “variante të virusit”, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në fillim të gushtit, pas koordinimit midis ministrive dhe landeve.
Gjithashtu, rregullorja e re në diskutim do të kërkojë që çdo person që hyn në vend nga jashtë të jetë i vaksinuar plotësisht, të ketë kaluar COVID-19 ose të testohet dhe të jetë në gjendje t’i vërtetojë këto sipas kërkesës.
Në një ndryshim të mëtejshëm, personat që nuk janë të vaksinuar dhe hyjnë në vend nga një zonë e caktuar “incidencë e lartë” do të duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë, me mundësinë e testimit falas pas pesë ditësh.
Ata që hyjnë nga zonat me “variante të virusit” nuk do të kenë mundësinë për ta përfunduar më shpejt se 10 ditë karantinën.
Ministria e Shëndetësisë ka promovuar vaksinimin si një mënyrë për t’i bërë udhëtimet më të drejtpërdrejta.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












