Lajme
Gjermania ndihmon FSK-në për menaxhimin e materialeve të rrezikshme
Shteti i Gjermanisë i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai tha se kamionët janë në vlerë të 500 mijë eurove, ndërsa theksoi se “deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”.
“Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës”, tha ministri i Mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












