Kosova
Gjermania ndihmon bujqësinë në Kosovë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, gjatë ditës së sotme ka takuar ministren e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner.
Ky takim u organizua nga SWG me ministrat e bujqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ministrja gjermane Klockner u zotua se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si dhe do të ndihmojë sektorin e bujqësisë që të avancojë më shumë në procesin e integrimit evropian, konkretisht në mbarëvajtjen dhe përmbushjen e obligimeve që vijojnë nga procesi i MSA”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
“ Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar znj. Klockner për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po ofron shteti gjerman për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman. Kështu, ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me shtetin gjerman për realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore, të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit bujqësor sipas praktikave më të mira evropiane”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga MBPZhR-ja.
Takimi i ministrit Rikalo me homologen e tij gjermane u realizua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “International Green Week”, në të cilin po marrin pjesë ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













