Bota
Gjermania ndan 62 miliardë euro në linjat hekurudhore
Qeveria gjermane ka rënë dakord të ndajë 62 miliardë euro në modernizimin e sistemit të saj të rrjetit hekurudhor, si pjesë e një plani më të gjerë për të nxitur udhëtarët të zgjedhin opsionet më të gjelbra të transportit publik
“Ne sapo kemi nënshkruar programin më të rëndësishëm të modernizimit ndonjëherë në Gjermani”, tha ministri i Transportit të Gjermanisë, Andreas Scheuer, duke shtuar se “kjo është dekada për hekurudhat”.
Përveç shumës së madhe të ndarë nga shteti, operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn gjithashtu do të hedhë një shtesë prej 24 miliardë eurosh në programin e rinovimit, përcjell albinfo.ch.
Investimet do të shkojnë drejt “zëvendësimit të instalimeve të vjetëruara”, përmirësimit të aksesit për pasagjerë me aftësi të kufizuara, si dhe rinovimit të urave hekurudhore, tha Scheuer.
Shefi i Deutsche Bahn, Richard Lutz, tha se ky është “programi më i madh i investimeve dhe i rritjes në historinë e 180 vjetëve të hekurudhave”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë