Lajme
Gjermania miraton masat e reja kundër Covid-it
Duke parë numrin rekord të rasteve me Covid, Bundestagu ose Dhoma e Ulët e Kuvendit të Gjermanisë të enjten miratuan porpozimet për masa të reja kundër pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Këto propozime janë paraqitur nga tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, SPD, FDP dhe të Gjelbrit, shkruan BBC.
Deputetët gjermanë votuan një grup masash, përfshirë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.
Të premten masat duhet të miratohen edhe nga Dhoma e Lartë e Kuvendit të Gjermanisë ose Bundesrat-i.
Trupi këshillimor gjerman i vaksinimit rekomandoi një dozë përforcuese për të gjithë personat mbi moshën 18-vjeç.
Në një kohë kur Gjermania po thyen rekorde të reja në numrin e personave të infektuar me COVID, raporton Reuters.
Trupi këshillues, i njohur si STIKO, theksoi gjithashtu se rekomandoi një dozë përforcuese të vaksinës mRNA që doza e tretë duhet të jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Shkurtimi i periudhës ndërmjet dozës së dytë dhe të tretë në pesë muaj mund të konsiderohet në raste individuale ose nëse ka kapacitet të mjaftueshëm, shtoi Trupi këshillues – STIKO.
E-Diaspora
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në qiell. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?