Lajme
Gjermania, me pako të re armësh për Ukrainën, dërgon raketa e dronë
Këtë të enjte Gjermania dërgoi një paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë dhe njëkohësisht njoftoi se së shpejti do t’i dërgojë raketa të drejtuara AIM-9L për avionët F-16, si dhe disa mijëra dronë.
Paketa e re e ndihmës përfshin, ndër të tjera, tetë tanke Leopard 1 A5, të cilat janë dorëzuar së bashku me Danimarkën, më pas 20 automjete luftarake këmbësorie Marder, si dhe municione për tanket Leopard 1 dhe 2 dhe për IFV Marder.
Për më tepër, u dërguan katër automjete luftarake MRAP me mbrojtje ndaj minave, dy sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe raketa për to, si dhe gjashtë obusë vetëlëvizës Panzer 2000 dhe municione 155 mm.
Si pjesë e paketës së ndihmës, Ukraina mori gjithashtu 30 dronë zbulues Vektor, pajisje për çminim dhe dhjetëra mijëra municione 40 mm nga Gjermania.
Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendi i tij dhe partnerët e tij synojnë të ofrojnë ndihmë sigurie në vlerë prej 1.4 miliardë euro për Ukrainën deri në fund të këtij viti.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












