Lajme
Gjermania kërkon shpërndarje të barabartë të refugjatëve ukrainas
Ministrja e brendshme gjermane foli se si refugjatët mund të gjejnë mbrojtje edhe në vende jashtë BE-së si Kanadaja, SHBA dhe Japonia
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, deklaroi se një shpërndarje e barabartë e ukrainasve që ikin nga lufta brenda Bashkimit Evropian është një përparësi kryesore dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të respektojnë marrëveshjen e pritjes së refugjatëve.
”Kjo marrëveshje duhet të zbatohet bashkërisht nga të gjithë”, tha Faeser për grupin gjerman të medias RDN, duke shtuar se ajo ishte mbështetur në thirrjet e saj nga Franca dhe Polonia, ndërsa kjo e fundit priti më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina fqinje.
Ministrja deklaroi se do të diskutojë me homologët e saj të G7-s se “si refugjatët mund të gjejnë mbrojtje edhe në vende jashtë BE-së, si Kanadaja, SHBA dhe Japonia”.
Duke iu drejtuar Parlamentit gjerman, kancelari Olaf Scholz tha se ende nuk ishte plotësisht e qartë se sa gra, burra dhe fëmijë kishin ikur nga Ukraina pas pushtimit rus.
“Gjithçka që dimë është se do të ketë shumë. Refugjatët janë të mirëpritur këtu te ne”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












