Bota
Gjermania ia sheh «hajrin» punëtorëve nga vendet tjera evropiane
Ardhja e punëtorëve të rinj në Gjermani nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian ka dhënë efektin për rritjen e prosperitetit ekonomik të vendit, një mesatare prej 0.2 për qind në vit në periudhën nga 2011 në 2016, shkruan “Deutsche Welle”, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye, ekspertët gjermanë rekomandojnë lehtësimin e procedurave administrative gjermane për të njohur ekspertizën e punëtorëve që vijnë në Gjermani.
Në studimin e fundit nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), me seli në Berlin, vlerësohet për rritjen më të lartë në vitin 2015, kur numri më i madh i punëtorëve nga vendet e tjera të BE-së erdhi në Gjermani.
Që nga viti 2011, numri i punëtorëve nga shtetet e tjera që u zhvendos në Gjermani ka arritur një mesatare prej 720.000 në vit ose një total prej mbi 5.100.000.
Ky trend u bë aktual në vitin 2011 kur qytetarëve të BE-së iu dha mundësia të zgjedhin ku të jetojnë dhe punojnë brenda Bashkimit.
Qytetarët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë kanë fituar këtë mundësi më vonë, pra në vitin 2014 dhe 2015, kur është regjistruar fluksin më të madh të punëtorëve.
Arsyeja kryesore për këtë migrim brenda kufijve të BE-së është gjendja e dobët ekonomike në vendet e punëtorëve të origjinës, sipas sondazhit të DIW.
Autori i studimit Marius Clemens thotë se Gjermania duhet të bëjë përpjekje më të mëdha që të jetë më tërheqëse për punëtorët nga vendet e tjera evropiane, sepse në ndërkohë vendet e tjera në eurozonë kanë regjistruar indikatorët më të mirë ekonomik.
Ai beson se është e rëndësishme që punëtorët të marrin më shumë mundësi punësimi që përshtaten me kualifikimet e tyre.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











