Kosova
Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës 20 vetura
Gjatë prononcimit për medie, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se ky është kontingjenti i dytë që po e pranojnë nga Qeveria gjermane, derisa ka shtuar se këto makina do të përdoren nga policia kufitare.
“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhur në ndihmë nga Qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj Qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.
Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Joern Rohde, shpreson që me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.
“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











