Shqipëria
Gjermania heq Shqipërinë nga “lista e kuqe” e shteteve me COVID-19
Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani, “Robert Koch Institute” (RKI), e ka listuar Shqipërinë në vendet të cilat nuk përbëjnë më rrezik për COVID-19.
RKI bën me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit, por tanimë rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike.
Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë sot, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se vendi kishte dalë nga “zona e kuqe” e rrezikut të koronavirusit.
Listës së Gjermanisë i shtohen si zona të rrezikut të lartë Kosta Rika, Gjeorgjia, Maldivet dhe Nepali.
Ndërkaq, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Shqipëri ka deklaruar se KE u ka propozuar vendeve anëtare të BE-së që të rihapin sërish kufijtë e mbyllur për shkak të pandemisë, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne u kemi bërë një propozim shteteve anëtare, janë ato që do të vendosin. Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin sërish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shtete e tjera të hyjnë në BE, në veçanti nga Ballkani Perëndimor, edhe pa pasur arsye thelbësore. Pra, që të rifillojë udhëtimi i tyre”, tha Varhelyi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












