Kosova
Gjermania do të lehtësojë mundësinë e shqiptarëve azilkërkues për të punuar
Ka kohë të gjatë që diskutohet tema për azilkërkuesit lidhur me mundësinë e punës në Gjermani. Në këtë drejtim, Gjermania është para vendimeve për të emëruar ligje të reja lehtësuese edhe për këtë pjesë, transmeton albinfo.ch.
Numër të madh të azilkërkuesve në Gjermani, natyrisht se ka shumë shqiptarë, të cilët pavarësisht pozitës së tyre në këtë shtet (azil), ata duan të punojnë dhe të bëhen të pavarur nga shteti lidhur me të ardhurat, veçmas në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë.
Duke qenë se shteti gjerman ka mungesë të punëtorëve të huaj në shumë sektorë, analistët dhe politikanët e shohin si zgjedhje që azilkërkuesit të punësohen me të drejta pune në Gjermani, në mënyrë që shumë financa të shtetit të mos shkojnë në drejtim të tyre si azilantë, por ata të kenë mundësi të punojnë dhe të fitojnë para me punën e tyre.
Sërish këtë temë e ka ngritur ministrja e Punëve të Brendshme në Gjermani, Nancy Faeser, sipas të cilës ky duhet të shikojë mundësitë për t`i futur më shpejt në punë azilkërkuesit në mënyrë që përveç përfitimit të shtetit nga puna e tyre, edhe ata të mund të mbajnë vetën e tyre.
Sipas saj, kjo do të jetë lehtësuese edhe për shtetin gjerman, i cili do të lirohet nga shumë obligime financiare për këtë pjesë të njerëzve azilantë.
Faeser propozoi që azilantëve t`u lejohet të punojnë pas 3-6 muajsh nga 9 sa është aktualisht. Por edhe radikalizim të masave për kontrabandistët.
Për të luftuar këtë kategori, Faeser njoftoi se policia do të ketë të drejtë t`u përgjojë telefonat.
Përjashtim bëjnë ata që vijnë nga, siç u tha, ‘vendet e sigurta’, të cilët në asnjë mënyrë nuk u lejohet të punojnë.
Duke qenë se Kosova konsiderohet si një shtet i kufizuar për liri të udhëtimeve, me ekonomi dhe të ardhura jo të mira, azilkërkuesit me ligjet gjermane (që priten të aprovohen shumë shpejt), mund të kenë të drejt pune. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











