Lajme
Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit
Dy nga shtetet kryesore të Bashkimit Europian, Gjermania dhe Franca, përmes një thirrje të përbashkët kanë kërkuar që menjëherë pas rezultateteve përfundimtare të zgjedhjeve të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti.
Kështu ka shkruar ambasadori gjerman Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter.
“Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për rezultati e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori gjerman Rohde.
Tutje, ai ka shkruar se të dyja këto shtete do ta mbështesin Kosovën në agjendën ambicioze për reforma, duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Po ashtu, ka shtuar se Gjermania dhe Franca janë të gatshme për të mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania dhe Franca qëndrojnë të gatshme për të mbështetur vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, drejt integrimit evropian të të dy vendeve”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










