Lajme
Gjermania, destinacion i preferuar i të rinjve shqiptarë për të jetuar
Shqiptarët po largohen drejt vendeve të Evropës dhe këtë gjë e vërtetojnë shifrat, ku rezultojnë mbi 10 mijë persona që kanë aplikuar për azil.
Të rinjtë preferojnë Gjermaninë, duke bërë që Shqipëria të përballet më një valë të re emigracioni.
Disa nga të rinjtë janë marrë në intervistë nga “Shqipëria Live” dhe kanë deklaruar se ikin me tremujore për të punuar.
“Po iki për Gjermani e kam gati punën, fjetjen, ushqimin të gjitha. Do punoj kamarier me një rrogë shumë më të mirë se këtu”, u shpreh një i ri pranë stacionit të autobusëve.
“Po iki për një jetë më të mirë. Sugjerimi më i mirë është të rri këtu, por nga e keqja do ikim se ska të ardhme”, tha një tjetër i ri.
Me këto deklarata ata treguan se nuk shohin më opsion jetesën në Shqipëri, pasi nuk ka të ardhme.
Një reagim në lidhje me këtë çështje u bë edhe nga Flor Ackaj, i cili në një lidhje direkte nga vendi ku jeton, tregoi se Shqipëria ka shumë mungesa.
Ai tregoi se do të largohej nga Zvicra për t’u rikthyer në vendlindje, pasi e do vendin e tij dhe dëshiron që të ketë përmirësime.
“Marrin iniciativën edhe për të larë pjatat vetëm që të ikin nga vendi i tyre për një pagë më të mirë. Ne kujtojmë se vjen në Gjermani dhe do bësh një punë të mirë. Është shmë e rëndësishme mungesa e familjes. Unë kam udhëtuar në çdo cep të Gjermanisë për shkak të punës dhe kam parë që ka vende ku përshëndet arushën”, u shpreh Ackaj.
“Dua të kthehem për një të ardhme më të mirë, shëndetësi e arsim. E dua vendin tim më kënaq Shqipëria, edhe Zvicra është shumë e mirë, por nuk ka si vendi yt. Në Shqipëri mungon siguria në ushqime, është bërë kanceri si grip normal”, shtoi më tej ai.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












