Lajme
Gjermania dënon planin e Trump për t’u larguar nga OBSH
Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)
Lauterbach e quajti njoftimin e Trump një goditje për luftën ndërkombëtare kundër krizave globale shëndetësore.
“Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore”, theksoi Lauterbach.
“Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë”, theksoi Lauterbach.
Ai gjithashtu theksoi se siguria globale shëndetësore është në interes të të gjitha vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
“Qindra mijëra njerëz do të ishin në rrezik, veçanërisht shumë fëmijë”, paralajmëroi Lauterbach.
Ai tha se Gjermania, “si një partner i kahershëm i OBSH-së, është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e saj dhe ka rritur kontributin e saj në OBSH vitet e fundit”.
Trump kishte tentuar tashmë të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë, por nisma u rrëzua nga pasardhësi i tij, Joe Biden, në vitin 2021, përpara se të hynte në fuqi.
Në një urdhër ekzekutiv të hënën, Trump tha se organizata i ishte përgjigjur dobët pandemisë së koronavirusit dhe po kërkonte në mënyrë të padrejtë kontribute nga Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











