Lajme
Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Gjermania dëboi dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin shpalli fajtor një shtetas rus për vrasjen e një militanti çeçen më 2019 në Berlin, pas urdhrit të marrë nga Moska.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha më 15 dhjetor se ambasadori rus në Gjermani, Sergei Nechayev, është njoftuar për dëbimin e diplomatëve.
Përfshirja ruse në vrasjen e Tornike Kavtarashvili më 2019 ishte “shkelje e rëndë e ligjeve gjermane dhe sovranitetit të Gjermanisë”, tha Baerbock.
Gjykata në Berlin tha se autori i vrasjes së Kavtarashvili ishte 56-vjeçari Vadim Krasikov, i njohur edhe me emrin Vadim Sokolov.
Vraja e Kavtarashvili në Berlin kishte përkeqësuar raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Por, gjykata tha se vendimet e saj nuk janë ndikuar nga raportet politike midis Berlinit dhe Moskës.
Krasikov dyshohet se është agjent i shërbimit sekret rus, FSB.
Prokurorët thanë se Moska e kishte urdhëruar vrasjen, sepse Kavtarashvili, që njihej edhe si Zelimkhan Khangoshvili, ishte komandant i separatistëve në Kaukazin Verior në periudhën ndërmjet vitit 2000 dhe 2004.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte cilësuar Khangoshvilin si “bandit” dhe terrorist, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Prokurori federal, Nikolaus Forschner, gjatë gjykimit argumentoi se nuk ishte e rëndësishme nëse viktima ishte terrorist, pasi ai kishte qenë azilkërkues në Gjermani që prej vitit 2016 dhe, sipas prokurorit, Khangoshvili nuk paraqiste rrezik që do të justifikonte vrasjen e tij.
Forschner e akuzoi udhëheqjen ruse për “shpërfillje të sundimit të ligjit” dhe shkelje të sovranitetit të Gjermanisë.
Ambasada ruse në Gjermani tha se vendimi i gjykatës ishte “i motivuar politikisht” dhe ky vendim do të komplikojë edhe më shumë raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












