Lajme
Gjermani: Thirrje për shkarkimin e ministres së Mbrojtjes
Parlamentarja Serap Guler ka bërë thirrje për shkarkimin e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, pas një fjalimi natën e Vitit të Ri, në të cilin ajo i referohej luftës në Ukrainë, ndërsa fishekzjarrët shpërthenin në sfond.
“Fjalimi për luftën me fishekzjarrët e Vitit të Ri në sfond, vetëm kurorëzon serinë e saj të turpërimeve”, shkroi në Twitter Guler, duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz.
“Çdo minutë që kancelari mban Lambrecht në kabinetin e tij shkakton dëme të mëtejshme në reputacionin ndërkombëtar të vendit”, shtoi Guler, një specialiste e mbrojtjes dhe anëtare e Unionit Demokristian, pjesë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Lambrecht ndau dje një video në Instagram, në të cilën ajo pasqyronte një bilanc të vitit 2022.
Duke iu referuar luftës që shpërtheu në mes të Evropës, ndërsa falënderonte gjithashtu punonjësit e urgjencës, fjalitë e saj ishin të vështira për t’u dëgjuar për shkak të zhurmave të fishekzjarreve të Vitit të Ri që shpërthenin aty pranë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












