Lajme
Gjermani: Termi “racë” do të hiqet nga Kushtetuta
Në Gjermani fjala “racë” si term do të hiqet nga Kushtetuta. Qeveria ka rënë dakord për termin zëvendësues në Kushtetutë. Në vend të saj, në nenin tre në të ardhmen do të përdoret formulimi „për arsye raciste”, përcjell albinfo.ch.
Edhe në vitin e kaluar në Gjermani është debatuar vitet e fundit lidhur me përdorimin e termit “racë”. Në sfondin e debatit mbarëbotëror kundër racizmit në polikën gjermane ka konsensus të gjerë për synimin, që termi “racë” të hiqet nga Kushtetuta. Qeveria ka rënë dakord tani për formulimin zëvendësues në nenin tre. Aktualisht në këtë nen thuhet: “Askush nuk lejohet që të favorizohet ose të margjinalizohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut e origjinës, besimit, botëkuptimit individual fetar apo politik.” Në të ardhmen formulimi në vend të fjalës “racë” do të jetë: “Askush nuk duhet të margjionalizohet apo të favorizohet për arsye raciste”, shkruan DW.
Gjatë këtij debati kritikët e formulimit ekzistues në Kushtetutë tërheqin vëmendjen, se përdorimi i termit “racë” transporton pikërisht mendimin, që ekzistojnë racat njerëzore. Vlen të theksohet se hartuesit e Kushtetutës asokohe më 1949 kanë dashur të theksojnë pikërisht qendrimin e prerë kundër marrëzisë racore të nacionalsocialistëve. Por ky formulim i përpiluar asokohe me një qëllim të mirë, gjykohet aktualisht si i papërshtatshëm.
Për herë të parë propozimi për këtë ndryshim u parashtrua një vit më parë (020.02.2021) nga ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Christine Lambrecht.
Koalicioni qeverisës me bazë të gjerë mes Unionit Konservator të kristiandemokratëve/Kristiansocialëve dhe Partisë Socialdemokrate pas shqyrtimit të disa forumulieve të propozuara ka rënë dakord për prefirazimin në „për arsye raicste”. Për këtë u dakordësuan ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Christine Lambrecht dhe ministri i Brendshëm kristiansocial Horst Seehofer.
Lipset miratimi në Bundestag dhe në Bundesrat
Ndryshimi në Kushtetutë mund të arrihet me votimin në të dyja dhomat e parlamentit me një shumicë të dy të tretave si në Bundestag ashtu edhe në Bundesrat (Këshillin Federal). Nëse do të arrihet kjo mazhorancë në votim është e paqartë.
Politikanët për çështjet e brendshme në CDU dhe CSU, sipas revistës „Spiegel”, preferojnë një formulim, përmes të cilit askush të mos ndihet i diskriminuar prej nocionit „racë”.
Edhe ekologjistët janë kritikë sa i përket ndryshimit të iniciuar. Formulimi „për arsye raciste”, sipas tyre, mund të interpretohet sikur është i ndaluar vetëm një diskriminim me paramendim, tha politikania ekologjiste Katja Keul për revistën “Spiegel”. Pra, me me këtë ndryshim rrezikon që sfera e mbrojtur në Kushtetutë të zvogëlohet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












