Lajme
Gjermani: Partia e ekstremit të djathtë rrugës drejt fitores në Brandenburg
Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.
AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.
Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.
Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.
Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.
Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.
Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani/voa
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












