Bota
Gjermani: Numri i të rinjve në nivel historikisht të ulët
Gjermania po humbet të rinjtë e saj: Pjesa e të rinjve në popullsi mbetet në një nivel historikisht shumë të ulët, mesohet nga të dhënat e Entit Federal të Statistikave. Veçanërisht në Gjermaninë Lindore mungon rinia
Përqindja e të rinjve në Gjermani vazhdon të jetë e ulët. Sipas Entit Federal të Statistikave, në fund të vitit të kaluar kishte 8,3 milionë persona të moshës nga 15 deri në 24 vjeç. Kjo përbën 10 për qind të popullsisë.
“Që nga fillimi i viteve 2020, pjesa e të rinjve në popullsinë e përgjithshme ka mbetur në këtë nivel të ulët”, thuhet më tej në njoftim, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Për krahasim: pjesën më të lartë në popullsinë e përgjithshme të vendit të rinjtë e kishin në gjysmën e parë të viteve 1980. Në atë kohë, brezat me natalitet të lartë të të ashtuquajturve “baby boomers” ishin në moshë të re. Në vitin 1983, çdo i gjashti person (16,7 për qind) ishte i moshës 15 deri në 24 vjeç.
Disbalanca demografike dhe ndryshimet sociale e ekonomike
Në Gjermani prej dekadash lindin më pak fëmijë sesa nevojiten për zëvendësimin e brezave. Kjo bën që numri i të rinjve të zvogëlohet gradualisht.
Brezat e më të moshuar të lindur pas Luftës së Dytë Botërore (baby boomers) po hyjnë në moshën e pensionit. Si rezultat, numri i personave të moshuar po rritet më shpejt se ai i të rinjve, duke ulur peshën relative të të rinjve në popullsi. Shumë të rinj largohen nga zonat rurale dhe veçanërisht nga Gjermania Lindore për të studiuar ose punuar në qytetet më të mëdha të Gjermanisë Perëndimore. Kjo krijon mungesë të të rinjve në rajone të caktuara.
Shumë çifte vendosin të kenë fëmijë më vonë ose më pak fëmijë për shkak të kostove të larta të jetesës, strehimit, edukimit dhe sfidave të balancimit të punës me jetën familjare.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












