Koronavirusi: çast pas çasti

Gjermania nga 16 maji nis zbutjen e kontrollit në disa pika kufitare

Luksemburgu dhe Danimarka, vendet e parë me të cilat Gjermania do të zbusë masat e kontrollit në pikat kufitare.

Qeveria gjermane ka vendosur që nga 16 maji të fillojë zbutjen e regjimit të kontrollimit të pikave kufitare në disa vende, kurse më 15 qershor do të pezullohen të gjitha kontrollet kufitare.

Nga dita e shtunë kufijtë do të hapen me Luksenburgun dhe Danimarkën, nëse këtë vendim e mbështet edhe qeveria daneze.

Ndërsa kontrollet kufitare me Zvicrën, Austrinë dhe Francën do të mbesin deri më 15 qershor. Këto vendime janë marrë pas konsultimeve me qeveritë e këtyre tri vendeve, përcjell albinfo.ch.

Deri tani të gjithë ata që kanë qenë jashtë Gjermanisë për më shumë se dy ditë, u është dashur të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Por, në të ardhmen karantimi do të jetë i obligueshëm vetëm për personat që kanë qenë jashtë shteteve të Bashkimit Evropian.

Pra, në karantim duhet të futen ata që kthehen në Gjermani nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit. Vendim për karantimin përfundimtar do ta marrin qeveritë e landëve.

Ndryshe, Bashkimi Evropian sot, më 13 maj, ka paraqitur një plan për lehtësimin gradual te kufijve brenda vendeve anëtare. Ky vendim është marrë pas sygjerimit të Komisionit Evropian, i cili javën e kaluar ka kërkuar që  kufijtë të mos hapen deri më 15 qershor, pasi sipas tyre, situata me virusin korona është e paqendrueshme. Kufijtë duhet  të hapen me shumë kujdes, pasi që ekspertët paralajmërojnë një përhapje të valës së dytë të konavirusit, përcjell albinfo.ch.