Lajme
Gjermani: Ndryshon “paketa e sigurisë”, çfarë përmban ajo?
Heqja e përfitimeve sociale për grupe të caktuara refugjatësh – kjo ishte një nga pikat më të rëndësishme fillimisht në “paketën e sigurisë” të qeverisë së koalicionit gjerman. Sipas saj, duhej të kishte shkurtime të përgjithshme ndihmash për të ashtuquajturit “refugjatë të Dublinit”, pra ata që janë regjistruar tashmë në një vend tjetër të BE-së.
Paketa e re tani duhet të përfshijë një rregullore për raste vështirësish që prek, ndër të tjera, fëmijët, sipas informacioneve të ARD-së. Përtej kësaj, shkurtimet e përfitimeve sociale duhet të jenë të mundshme, vetëm nëse është realisht e mundur që marrësi aktual i ndihmave mund të udhëtojë në vendin fillimisht përgjegjës të BE-së, thuhet nga grupi parlamentar, Aleanca 90/Të Gjelbërit.
Kurse grupi parlamentar i SPD-së në një letër drejtuar anëtarëve të tij, thekson se shkurtimi do të hynte në fuqi vetëm nëse “nuk do të kishte pengesa për kthimin”. Me këto ndryshime, grupet parlamentare reagojnë pas kritikave ndër të tjera të ekspertëve që u dëgjuan në seancat e ekspertëve në Bundestag. Prej javësh ka pasur paralajmërime për vështirësi drastike për të prekurit: “Me heqjen e përfitimeve sociale, ne nuk duam duan të krijojmë as të pastrehë as mjerim për azilkërkuesit”, thuhet në letrën e SPD-së.
Më shumë kompetenca vetëm për krimet e rënda
Por ende është pjesë e paketës dhënia e më shumë kompetencave autoriteteve të sigurisë, për më shumë opsione hetimore: psh lejohet më tej kontrolli i përputhjes biometrike për njohjen e fytyrës, me qëllim lehtësimin e identifikimit të të dyshuarve. Megjithatë kompetencat tani janë të kufizuara në ndjekjen penale ose parandalimin e krimeve më të rënda, të tilla si vrasja, vrasja nga pakujdesia ose formimi i një organizate terroriste. Më këtë do të ketë dukshëm më pak raste në të cilat autoritetet i përdorin metoda të tilla. “Grupi i synuar do të kufizohet më tej”, shkruan grupi parlamentar i SPD. Ekspertët i kishin përshkruar planet si shkelje të gjera të të drejtave themelore. Kjo është arsyeja pse ato tani duhet të kufizohen vetëm për raste të jashtëzakonshme.
Kritika për ndalimin e thikave
Përveç kësaj, shënohet tek paketa e sigurisë se duhet bërë një vlerësim i masave pas tre vjetësh – jo nga vetë Ministria e Brendshme, por nga studiues të pavarur. Nga ekspertët e sigurisë ka pasur kritika të qarta në seancat dëgjimore në Bundestag për ndalimet e planifikuara të thikave, ku u fol për “politikë të pastër simbolike” dhe se qeveria e koalicionit nuk e përcakton dot në mënyrë adekuate, se çfarë konsiderohet thikë. “A është thikë edhe thika e peshkut nga kutia e takëmeve?” pyeti një hetues i lartë kriminal i cili duhej të vlerësonte planet.
“Ne duhet ta marrim seriozisht këtë kritikë, prandaj tani ka ndryshime”, tha deputeti i grupit parlamentar të FDP-së, Konstantin Kuhle. Rregulloret e reja “do t’i mundësojnë të gjithëve të kuptojnë, nëse janë të prekur nga ndalimi i thikës apo jo”. Qeveria e koalicionit do ta diskutojë paketën e sigurisë që javën e ardhshme në komisionin e brendshëm parlamentar të Bundestagut dhe më pas në Bundestag./ DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












