Lajme
Gjermani: Kërkohen sanksione për ish-kancelarin Schroder
Kërkesa vjen për shkak të lidhjeve të tij të ngushta dhe mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin, që nga koha kur Moska filloi agresionin kundër Ukrainës.
Politikanë të të gjithë spektrit politik gjerman duan që ish-kancelari Gerhard Schroder t’u nënshtrohet sanksioneve për shkak të lidhjeve të tij të ngushta dhe mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin që nga koha kur Moska filloi agresionin kundër Ukrainës.
Schroder, i cili ka qenë kancelar i Gjermanisë që nga viti 1998 deri në vitin 2005, kryeson bordin mbikëqyrës të gjigantit shtetëror rus të energjisë ”Rosneft” si edhe komitetin e aksionerëve të kompanisë së gazsjellësit ”Nord Stream”.
Ai nuk bëri asnjë kritikë ndaj Putinit pas pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij.
”Schroder i përket listës së sanksioneve të përfituesve të Putinit”, theksoi Moritz Korner, një anëtar kryesor i partisë FDP, pro biznesit, për gazetën ”Handelsblatt”.
”Ish-kancelari është njeriu më i rëndësishëm i Putinit në Gjermani”, theksoi ai.
”Fakti që Schroder ende nuk largohet nga Putini dhe Rusia vetëm tregon se sa thellë është përfshirë ai në shërbim të Putinit”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













